Një euroskeptik për zgjerimin? Trócsányi, kandidati që përçan Parlamentin Europian

Kandidati për Komisioner të fqinjësisë së mirë dhe Zgjerimin vjen nga radhët e partisë eurospektike Fidez, e kryeministrit hungarez Viktor Orban. László Trócsányi, i cilësuar si ekzekutues i vullnetit të Orban, u zgjodh përkundër zërave se postin do të merrte kroatja, Dubravka.

Megjithatë, Parlamenti Europian do të thotë fjalën e fundit për secilin kandidat dhe pritet që për hungarezin konfirmimi të mos jetë dhe aq i lehtë. Ligjvënësit kanë paralajmëruar se nuk mund ta shpërfillin historikun e qeverisë së Orban lidhur me sundimin e ligjit.

I zgjedhur si europarlamentar në vitin 2015, Trócsányi konsiderohet si arkitekt i planeve të sistemit të ri të drejtësisë në Hungari, i kritikuar për kufizimin e fuqive të gjyqësorit. Si ministër i Drejtësisë ka mbikëqyrur ligjet që kriminalizojnë organizatat që ndihmojnë refugjatët dhe që ngrënë kampe për azilkërkuesit…

Kur kandidatura e tij për postin e komisionerit të Zgjerimit ishte ende në fazat e spekulimit, pati nga ata që u shprehën të alarmuar. Nga ana e saj, partia e Orban, Fidez e përshëndeti emërimin e Trócsányi, duke theksuar se forcat pro-emigracionit kishin bërë çdo përpjekje për të rrëzuar kandidaturën e tij, por pa sukses. 

Shkarkoni aplikacionin e A2