Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Operacioni “Cakrani”, sekuestrohen drogë dhe armë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 10:13 | Kronikë
Operacioni “Cakrani”, sekuestrohen drogë dhe armë

2 persona kanë rënë në pranga dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të një operacioni të policisë së Fierit kundër narkotikëve.

Gjatë operacionit të koduar “Cakrani” u sekuestruan 57 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa si dhe një armë zjarri automatike.

Në pranga ranë shtetasit N. D. 61 vjeç dhe J. D. 47 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve M. D. 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç. Lënda narkotike dhe arma e zjarrit u sekuestruan gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë