Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pasioni për regbi, Tirona klubi që e mban "gjallë" sportin e veçantë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 16:52 | Sporte të tjera

Më pak se 8 vite nga themelimi, dhe përmes shumë vështirësive, sporti i regbisë po përpiqet të lulëzojë në vendin tonë.

Me vetëm dy skuadra ku e mirëfilltë është vetëm ajo e klubit Tirana, regbia shqiptare do të testojë nivelin këtë të mërkurë, përballë ‘Great Britain Pioneers’, klubit anglez dhe njëkohësisht shkollës së këtij sporti që udhëton në vende si Shqipëria ku kjo lojë është në hapat e saj të parë.

Kein Turdiu

“Këto janë një kombëtare kolegjesh të universiteteve angleze, dhe niveli i tyre është shumë i lartë. Por ne na shërben për të kuptuar nivelin tonë dhe për t’u promovuar”, thotë një nga pjesëtarët e ekipit, Kein Turdiu,  që shton se “aktualisht kemi arritur të krijojmë një kombëtare, dhe synojmë ngritjen e një federate dhe një kampionati".

Ditmar Halla

Mbështetja për këtë sport në Shqipëri është minimale, ndërsa ende nuk ekziston një Federatë. E gjithë veprimtaria zhvillohet në bazë të pasionit të sportistëve dhe dëshirës për të patur një risi që vendi nuk e njohur asnjëherë më parë.

“Të gjithë jemi sportistë si aktivitet i dytë. Unë personalisht jam inxhinier, një tjetër mjek, ka studentë, ka edhe kamerierë” shton Ditmar Halla, një tjetër lojtar i Regbisë Tirona.

Regbi Tirona në stërvitje

Klubi i Regbisë Tirona dhe Great Britain Rugby League Pioneers përplasen në fushë këtë të mërkurë në orën 18 në stadiumin e Kamzës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë