Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pleqtë e regbisë, askush nuk dëshiron të tërhiqet

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 12:32 | Sporte të tjera

Botërori i regbisë do të organizohet këtë muaj në Japoni, një shtet ku ky sport, edhe pse jo tradicional, ka mjaft tifozë. Sidomos mes të moshuarve. Nga 120 mijë lojtarë regbie në Japoni, rreth 10 mijë janë mbi 40 vjeç. Në vend ka 150 klube që zhvillojnë ndeshje zyrtare, të cilat në radhët e tyre kanë vetëm lojtarë të kësaj grupmoshe. Por klubi nga Tokio, Fuwaku, ka shkuar një hap më tej, ka tre lojtarë të cilët janë mbi 90 vjeç. Për t’u siguruar që gjithçka do të shkojë mirë, ka disa mjekë në dispozicion, por për çdo rast, edhe një reklamë të një kompanie që pranon sigurimin e jetës.

Njëri prej lojtarëve, Ryuichi Nagayama, 86 vjeç, thotë: “Që kur kam hyrë në këtë skuadër kam thyer brinjët disa herë, madje edhe shtyllën kurrizore. Kur e shoh që nuk e kam pulsin në rregull, marr menjëherë ilaçet. Nuk mund të rri pa luajtur”.

Ndërsa 71-vjeçari britanik, Tony Hartley, kujton pse iu bashkua klubit pasi lëvizi në Japoni: “U befasova shumë pasi në Angli nuk ka skuadra për këtë kategori moshe, sidomos për ata që janë mbi 60 ose 70 vjeç. Kur erdha në Tokio pashë rastësish stemën e klubit, ku shkruhej “Fuwaku Rugby Club, që prej vitit 1948”, që është edhe viti im i lindjes. Prandaj u bërë kureshtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë