Prezantohet modeli i ri i Land Rover Defender, zhgënjehen fansat

Modeli i ri i Land Rover Defender, një nga makinat më ikonike të Britanisë së Madhe, u prezantua sot në Sallonin e Frankfurtit.

Me një çmim prej rreth 50 000 eurosh, makina e prodhuar në Sllovaki, ka marrë në fakt kritika në komentet e fansave të markës.

“Nuk do ta ndërroj Land Roverin që kam aktualisht me këtë”, shkruan një përdorues i Twitter.

“Çmim shumë i lartë për një autobus shkolle”, shkruan një tjetër.

Shkarkoni aplikacionin e A2