Qeveria “Conte 2” fiton votëbesimin në parlament

Kryeministri Giusseppe Conte e fitoi pa shumë mund një votëbesim për qeverinë e tij të re, në Dhomën e Ulët të Parlamentit. I mbështetur nga Partia Populiste e 5 Yjeve dhe Partia Demokratike pro europiane, ai e fitoi votimin fillestar në Parlament, pas një fjalimi ku kërkoi marrëdhënie më të mira me Brukselin.

343 deputetë i dhanë mbështetjen qeverisë “Conte 2”, 1 ditë para se Senati të japë verdiktin e vet. Në fjalën e tij për parlamentarët, Conte tha se do të punonte me Bashkimin Europian për të rishkruar rregullat buxhetore të bllokut dhe gjithashtu ato të emigracionit

“Ne duam të lemë pas krahëve deklaratat e padobishme, luftarake dhe bombastike”, deklaroi Conte.

Partia Demokratike dhe Lëvizja e 5 Yjeve bashkuan forcat nën lidershipin e Contes pasi partia e ekstremit të djathtë Lega, braktisi koalicionin e mëparshëm dhe u përpoq pa sukses të nxiste zgjedhje të parakohshme.

Fjalimi 90 minutësh i Conte u ndërpre rregullisht nga thirrjet për zgjedhje të politikanëve të Lega. Ndërkaq, jashtë parlamentit qindra mbështetës së së djathtës ekstreme zhvilluan demonstrata të zhurmshme për të kërkuar gjithashtu zgjedhje të parakohshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2