Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqipëri-Islandë, publikohen formacionet zyrtare. 6 ndryshime te kuqezinjtë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 19:49 | Futboll

Shqipëria do të zbresë në fushë me 6 ndryshime për ndeshjen e sotme ndaj Islandës.

Siç edhe e paralajmëroi në konferencë, trajneri italian Edi Reja ka ndryshuar fytyrën e skuadrës pas humbjes 4-1 ndaj Francës. Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes. Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët.Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës.

Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj.

Në sulm, Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli