Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 60%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 20%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 20%

Temperatura rekord në Alaskë, shkrijnë akullnajat

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 13:50 | Bota
Temperatura rekord në Alaskë, shkrijnë akullnajat

Gazetari i CNN, Bill Weir, ka realizuar një reportazh nga Alaska gjatë verës për të vërejtur ndryshimet dramatike mjedisore që kanë prekur këtë zonë.

Sezoni i zjarreve zakonisht përfundonte në gusht, por tani është shumë nxehtë dhe ka thatësirë. Zjarri përreth Liqenit të Mjellmave ka qëndruar aktiv për 3 muaj dhe pjesa më e populluar e këtij vendi ka thithur tym si asnjëherë më parë.

“Nëse vëreni vrojtimet aktuale, ne kemi pasur dyfishim të orëve me tym në 2019 në krahasim me sezonet e tjera, dhe në fakt ishin pothuajse sa të gjitha vitet e tjera së bashku”, tha Brian Brettschneider, shkencëtar.

Dhe kur Anchorage është më i nxehtë se perëndimi për 4 korrik, mund të kthehet nga një akullnajë e qëndrueshme në diçka shumë dramatike. Momenti i pikut ndodhi muajin e kaluar në akullnajën Spencer, njëri prej dhjetërave që po shkrijnë me shpejtësi. Një studim i fundit zbuloi se që prej viteve 60’, shkrirja e akujve në Alaskë kontribuoi më shumë në rritjen e nivelit të detit se Groenlanda, Antarktika apo ndonjë pjesë tjetër e globit.

“Përderisa të gjitha këto molekula uji përfundojnë në oqean dhe kudo tjetër, kjo nuk është thjeshtë një histori ‘e ndryshimit të panoramës së Alaskës’. Kjo prek Majemin, Çarlston dhe gjirin e San Françiskos”, u shpreh Bill Weir, korrespondent për klimën i CNN.

“Sapo ky akull shkrin dhe derdhet në oqean dhe për sa kohë të kemi dioksid karboni në atmosferë, nuk do të kthehet më këtu”, tha Brettschneider.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për ndryshimet që nuk shihen, si për shembull llojet e reja të sëmundjeve. Doktor, Jeffrey Demain, i cili studioi trendet e pickimeve nga insektet që prej viteve 90’, zbuloi se në rrethin e Arktikut, pickimet nga grerëzat u rritën me mbi 600% në 5 vite. Pastaj vjen dhe peshku, shumë jetësor për këtë ekonomi. Ndërsa gjiri i Bristolit u përball me një mungesë të theksuar salmoni, ujërat e tjerë ishin shumë të nxehtë për peshqit.

“Temperaturat që hasëm këtë verë, i prisnim në 2069. Ne jemi 50 vite përpara asaj që kishim parashikuar, kështu që është shumë alarmuese”, tha Sue Mauger, shkencëtare.

Ndërkohë, ky ekip kërkuesish shpenzuan verën duke matur të gjitha llojet e ndryshimeve në Arktik, përfshirë ato në fund të zinxhirit ushqimor. Ata po matin toksinat në ujë që mund të dëmtojnë sistemin koralor. Sipas tyre, kjo është një shqetësim për të gjitha komunitetet, për shkak të sigurisë ushqimore.

Ky vend është një rikujtues i mirë se si Klima e Artë e Tokës mbajti në harmoni shumë forma jete. Por në të ardhmen shumë të nxehtë, me shumë zjarre se sa akull, ajo që do të vijë është e panjohur. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu