Tirana, mësim me turne. Në rrethina mbyllen 24 shkolla

Duket se Tirana i është kthyer ritmit të saj, por kjo ende nuk ka ndodhur plotësisht. Me fillimin e shkollës në 16 shtator nis zhurma, trafiku dhe kaosi në rrugë. Pak ditë para nisjes së mësimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka rikthyer urdhrin për ndalimin e lëvizjes së makinave që furnizojnë dyqanet nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit.

Ndërsa për prindërit, Erion Veliaj ka këshilluar regjistrimin e
fëmijëve në shkollat pranë lagjeve për të kursyer kohë dhe shmangur trafikun.

Gjatë një takimi me drejtues të shkollave Erion Veliaj pranoi se edhe këtë vit mësimi në kryeqytet do të zhvillohet me turne për shkak të fluksit të madh të nxënësve. Por, e kundërta po ndodh në rrethinat e Tiranës, ku mbyllen 24 shkolla për mungesë të nxënësve.

Këtë vit, Tiranës i shtohet vetëm një shkollë e re, “Servete Maci” në njësinë numër 9.

Erion Veliaj premtoi se brenda këtij mandate, me ndërtimin e 17 shkollave të reja, do të eleminohet mësimi me turne. Deri atëherë, do të duhet të përballeni me kaosin dhe trafikun në rrugë, i cili është prezent në çdo ditë mësimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2