Tkurrja e konsumit, ekspertët shpjegojnë se çfarë po ndodh me ekonominë

Instituti i Satistikave raportoi një ditë më parë se në gusht, inflacioni zbriti në minimumin e 1,4% kundrejt 2,2% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa çmimet e ushqimeve pësuan një rritje të fortë.

Kontrasti mes treguesve shpjegohet me tkurrjen e konsumit, që po shndërrohet në një problem jo të vogël për ekonominë, në kushtet kur është një ndër gjeneruesit e rritjes.

Ekspertët japin shpjegime të ndryshme për atë që po ndodh sot në treg, duke e lidhur me të tjerë faktorë përveç rritjes së çmimeve.

Kastriot Sulka shprehet: “Unë gjykoj që një pjesë e mirë e aftësisë së tregut të punës do të cenojë gjatë edhe këtë që quhet fuqi blerëse”.

Ndërsa Kosta Bajraba thekson se “ulja e konsumit nuk është vetëm rezultat i rritjes së çmimeve, por edhe i faktorëve të tjerë të shoqërisë dhe të ekonomisë, siç është diversifikimi i përdorimit të buxhetit familjar drejt shërbimeve të tjera joushqimore”.

Inflacioni është treguesi që indirekt tregon për koston e jetesës. Çdo rritje çmimesh godet jo pak buxhetet familjare, në kushtet kur 43% e të ardhurave mujore të tyre shkon për ushqim. Nivel që është ndjeshëm më i ulët në vendet e tjera.

Inflacioni ndodhet aktualisht nën objektivin minimal të Bankës së Shqipërisë, që parashikon një luhatje të këtij treguesi në kufijtë 2 deri në 4%.

Shkarkoni aplikacionin e A2