Ujësjellësi Elbasan, kryebashkiaku nuk pranon rritjen e çmimit të ujit

Shqipëria është një vend me burime ujore të mëdha, ose thënë ndryshe noton mbi ujë. Por në mënyrë paradoksale shqiptaret paguajnë shtrenjtë për të patur ujin në çezmat e tyre. Rritja e çmimit të ujit thuajse në të gjitha bashkitë e vendit është justifikuar me investimet dhe përpjekjet për të patur furnizim me ujë 24 orë.

Një kërkesë e tillë është bërë edhe për ujësjellësin e Elbasanit, i cili e tregton ujin e pijshëm me çmimin më të ulët në vend. Ekspertët hidrikë kanë patur një takim me përfaqësues të USAID dhe kryetarin e Gledian Llatja për këtë qëllim.

Ekspertët argumentuan se mirë menaxhimi i kompanisë dhe përmirësimi i furnizimit me ujë nëpërmjet investimeve, dikton rritjen e çmimit të ujit për konsumatorët e bashkisë së Elbasanit.

Kryebashkiaku Gledian Llatja në takimin me ekspertët e USAID

Por një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga kryebashkiaku Llatja, i cili deklaroi se nuk do te ketë asnjë rritje të çmimit të ujit.

“Unë besoj se edhe këtë vit nuk do të ndryshojmë çmimin e ujit. Duhet të fokusohemi si ne si Ujësjellësi në shlyerjen e detyrimeve që kemi si dhe në humbjen në rrjet”, deklaroi në takim kryebashkiaku i Elbasanit.  

Vetëm pasi të rritet niveli i mbledhjes se detyrimeve të prapambetura dhe mirë menaxhimi i kompanisë, atëherë do të merret sërish në diskutim propozimi për rritje të çmimit të ujit për qytetarët e Elbasanit nëse do të jetë e nevojshme.

  • LAJMI I FUNDIT | Detaje të reja nga udhëtimi i gazetarit të A2, Jul Kasapi në kampin e ISIS
  • LAJMI I FUNDIT | Dëshmitë e shqiptarëve të bllokuar në kampin e Al Hawl në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Pamje të papublikuara më parë brenda kampit famëkeq të ISIS
  • LAJMI I FUNDIT | Historitë e dhimbshme të shqiptarëve që duan të kthehen në Atdhe
  • LAJMI I FUNDIT | Pas disa orësh ecje në kamp grupi i xhirimit gjeti grupin e shqiptarëve
  • LAJMI I FUNDIT | Ermir Gjinishi: Brenda kampit mund të ketë dhe ish luftëtarë të ISIS