Vonesat në punimet e rrugëve, Qeveria krijon Agjencinë për Shpronësimet

Qeveria do të krijojë një agjenci shtetërore për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugëve apo projekte të tjera për interes publik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se kjo agjenci do të lehtësojë procesin që është kthyer në një pengesë të madhe për vijimësinë e punimeve dhe se do të shmangë gjyqet për vlerësimin e pronave.

“Ka shumë projekte janë të bllokuara apo ecin me ritme të avashta për këtë problematikë,  dhe për këtë arsye kemi nisur një punë për nisjen e Agjencisë së Shpronësimeve për Interes Publik, për t’i krijuar mundësinë projekteve që të zhvillohen, por edhe pronareve që të kompensohen”, deklaroi Balluku.   

Ministrja Belinda Balluku

Ministrja shtoi projektet e pasakta të zbatimit si një problematikë që ka dëmtuar në zvarritjen e afateve të përfundimit të një pjese të akseve rrugore

“Shumica  e projekteve me ato shifra marramendëse,  kanë qenë skadente, dhe pasi t’i ecën e kupton që edhe gjurma nuk ishte definuar. Na është dashur të rikthehemi nga zero”, vijoi ministrja.  

Deklaratat e ministres u bënë gjatë analizës së performancës së agjencive dhe institucioneve të varësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2