Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Agjencia e Kadastrës, hapet gara për punësimin e specialistëve

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 12:28 | Aktualitet
Agjencia e Kadastrës, hapet gara për punësimin e

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka shpallur garën për punësimin e 74 specialistëve.

Kreu i këtij institucioni, Artan Lame, iu ka bërë apel të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e strukturës së Agjencisë, teksa ka theksuar se ngritja e nivelit profesional të punonjësve është edhe një ndër sfidat kryesore të Kadastrës.

“Sot, unë po lajmëroj hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me profesione inxhinier ndërtimi arkitekturë, urbanistik, gjeo-informatikë, gjeodezi dhe topografi. Saktësoj, jo punonjës në kontratë, por punonjës në strukturë. 74 vende të lira në shkallë Republike. Numrin kryesor e mban Tirana me 13 vende të lira dhe Vlora me 9 vende”, u shpreh Artan Lame.

A2 CNN Livestream

Dita jonë