Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Akuzohej padrejtësisht për bashkëpunim me ISIS, lirohet pas 3 vitesh shqiptaro-maqedonasi

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 18:46 | Kronikë

U arrestua në shkurt të vitit 2016, me akuzën e rëndë që jo vetëm ishte një simpatizant i ISIS, por edhe një bashkëpunëtor i tyre, që rekrutonte njerëz për të luftuar në Lindjen e Mesme.

Tre vite pas, Gjykata e Lartë italiane vendosi të kundërtën, dhe liroi Ajhan Veapin, muratorin 41-vjeçar lindur në Gjermani por me origjinë shqiptaro-maqedonase.

Banonte në Azzano Decimo, një qytezë afër Pordenonës, në veri të Italisë, kur muratori u arrestua duke u dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.  Veapi ishte përgjegjësi i qendrës islamike në Pordenone, dhe për prokurorinë italiane ishte krahu i djathtë i imamit boshnjak Bilal Bosnic, i dënuar edhe ai për bashkëpunim me ekstremistët e Shtetit Islamik.   

Ajhan Veapi

Hetimet e mëtejshme zbuluan se Veapi nuk kishte patur asnjë kontakt me imamin për sa i përket rekrutimit, por vetëm për pjesën fetare.

Veapi ka kaluar 3 vite në regjimin e izolimi total, siç ndodh për terroristët e rrezikshmërisë së lartë. Tani ai me avokatin po fillojnë praktikat për dëmshpërblimin, dhe avokati i tij mendon se gjasat janë që të marrë 235 euro për çdo ditë në qeli, pra rreth 300 mijë euro.

Shumë para, por që ndoshta nuk do të kompensojnë kurrë siç duhet makthin e përjetuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani