Delegacioni i Venecias mbyll takimet, opinioni mbi Metën më 11 tetor

Komisioni i Venecias do të japë opinionin e vet mbi shkarkimin e Presidentit Meta më 11 tetor.  Drejtuesi i delegacionit të Komisionit Venecias deklaroi se pas takimeve në Shqipëri prej dy ditësh e ka krijuar idenë nëse kreu i shtetit shqiptar e ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin e anulimit të dekretit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Komisionit Hetimor, Kaarlo Tuori, që është drejtues i delegacionit tha: “Jemi të kënaqur me takimet e zhvilluara në Tiranë. Kemi marrë informacione të mjaftueshme lidhur me atë që kërkonim. Konkluzionet tona do t’i dorëzohet Komisionit Hetimor të ngritur për këtë çështje më 11 tetor”.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni i Komisionit të Venecias u takua edhe me Presidentin e Republikës, kreun e Kuvendit, pjesëtarë të shumicës dhe opozitës brenda Parlamentit që janë pjesë e Komisionit Hetimor, si dhe me dy përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shkarkoni aplikacionin e A2