Dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg ish futbollisti i Barcelonës – A2

Dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg ish futbollisti i Barcelonës

Një gjykatë në Turqi dënoi me dy vjet e 8 muaj burg ish futbollistin e Barcelonës dhe Atletikos së Madridit, Arda Turan. Lojtari i cili aktualisht është në radhët e Instanbul Basakesir u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje, me rrethana rënduese me qëllim për të frikësuar dhe shkaktuar panik.

Tetorin e vitit të kaluar, Arda Turan u përfshi në një sherr në një lokal nate në Bosfor me këngëtarin Berkay Sahin pas deklaratave të bëra në adresë të bashkëshortes së këtij të fundit. Muzikanti shkoi për të mjekuar hundën e thyer gjatë këtij konflikti dhe Turan e ndoqi nga pas në spital ku u regjistruan dhe disa të shtëna pistolete, për të cilat avokatët mbrojtës të futbollistit thonë se ishin aksidentale.

Ky episod i kushtoi shumë futbollistit me dënimin e dhënë së fundmi me 2 vjet e 8 muaj burg, i cili megjithatë është pezulluar momentalisht. Ky nuk është incidenti i parë ku ish kapiteni i kombëtares turke është përfshirë. Kohë më parë ai kërcënoi një gazetar dhe më pas shtyu një arbitër anësor, për të cilin u skualifikua 16 ndeshje për të mos luajtur.

Shkarkoni aplikacionin e A2