“Fitore shqiponjash”, Presidenti Meta, një ultras i Kombëtares

Fitorja e Kombëtares Shqiptare në ndeshjen eliminatore të së martës kundër Islandës me rezultatin 4-2 ka qenë e shumëpritur nga tifozët kuqezi, të cilët prisnin një rezultat pozitiv pas lojës zhgënjyese të zhvilluar ndaj Francës.

Një nga tifozët më të zjarrtë të këtij takimi ka qenë dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili ka postuar një foto nga “Elbasan Arena” duke festuar një nga golat e shënuar nga Shqipëria. Ilir Meta ka lënë mënjanë petkun e Kreut të Shtetit në këtë foto dhe mjaft mirë mund të konsiderohet si një “ultras” i Kombëtares Kuqezi.

“Fitore shqiponjash” e ka quajtur presidenti Meta fitoren 4-2 të Shqipërisë ndaj Islandës.

Shkarkoni aplikacionin e A2