I dënuar me burg në Britani, pastori pedofil jeton mes fëmijëve në Bullgari

Një pastor pedofil britanik në arrati është zbuluar duke jetuar në Bullgari mes fëmijëve të komunitetit rom.

Daniel Erickson-Hull, i cili u arrestua në vitin 2017 pasi kishte shkarkuar qindra foto eksplicite fëmijësh, u zbulua nga një hetim i BBC në qytetin Sliven.

Pasi bëri 15 muaj burg, pastori u lirua me kushtin që të mos kishte kontakt me fëmijët pa mbikqyrjen e një të rrituri, pasi pedofili është përshkruar si një “rrezik për fëmijët” gjatë gjyqit të tij në vitin 2017.

Sipas BBC, gjithçka që mund të bëjë policia bullgare është që të monitorojë Erickson-Hullin pasi afërsia e tij me fëmijët nuk njihet si krim në Bullgari.

Shkarkoni aplikacionin e A2