Integrimi, Kryeministri Rama në Gjermani, pritet takimi me Merkel

Të enjten kur në seancë janë rreshtuar 6 dekrete të Presidentit Ilir Meta, dhe mazhoranca do të ngrejë kartonët për t’i rrëzuar, Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në seancë.

A2 CNN ka mësuar se ai do të udhëtojë drejt Pragës, ku do të marrë pjesë në një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Prej andej, shefi i qeverisë do të udhëtojë në Berlin, ku pritet të ketë takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel të premten.

Qëllimi i kësaj vizite pritet të jetë integrimi dhe vendimi që Gjermania pritet të kristalizojë për Shqipërinë në prag të mbledhjes së tetorit për çeljen ose jo të negociatave. 

  • LAJMI I FUNDIT | Detaje të reja nga udhëtimi i gazetarit të A2, Jul Kasapi në kampin e ISIS
  • LAJMI I FUNDIT | Dëshmitë e shqiptarëve të bllokuar në kampin e Al Hawl në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Pamje të papublikuara më parë brenda kampit famëkeq të ISIS
  • LAJMI I FUNDIT | Historitë e dhimbshme të shqiptarëve që duan të kthehen në Atdhe
  • LAJMI I FUNDIT | Pas disa orësh ecje në kamp grupi i xhirimit gjeti grupin e shqiptarëve
  • LAJMI I FUNDIT | Ermir Gjinishi: Brenda kampit mund të ketë dhe ish luftëtarë të ISIS