Kapen me armë e kanabis, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona pasi i është gjetur një pistoletë, një thikë dhe një sasi lënde narkotike.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasit E. D., 33 vjeç dhe E.B., 25 vjeç, të dy banues në Yrshek.

Mësohet se policia dispononte informacione se këta dy persona lëviznin me sende të kundërligjshme me vete. Për këtë rast është organizuar operacioni i koduar “Aleati 2”. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Shkarkoni aplikacionin e A2