Ringritja e Gjykatës së Lartë, KLGJ skualifikon 14 kandidatë. 8 vijojnë garën

Vetëm 8 nga 22 juristë që shfaqën dëshirën për t’u emëruar gjyqtarë në Gjykatën e Lartë do të vazhdojnë garën.

Ata synojnë 3 pozicione në këtë Gjykatë që i takojnë anëtarëve jo gjyqtarë që zgjidhen nga radhët e juristëve të spikatur. Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) miratoi skualifikimin e 14 kandidatëve.

Sipas relatimeve përkatëse, 10 prej tyre nuk plotësonin kushtet ligjore të kandidimit, mes të cilave mungesa e një grade shkencore në shkenca juridike, apo mbajtje postesh politike në 10 vitet e fundit.

4 kandidatë të tjerë u skualifikuan për shkak të tërheqjes nga kandidimi. Mes emrave që do të vijojnë garën janë edhe ish-Prokurori i Përgjithshëm, Dhori Sollaku, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Saduashj, apo ish-anëtari i KLD-së, Ilir Panda.

Në vijim, ata do t’i nënshtrohen një verifikimi më të imtësishëm për pasurinë, figurën e integritetin.

Në të njëjtën mbledhje, KLGJ shpalli garë edhe për vakancën e krijuar në Gjykatën e Lartë pas shkarkimit të ish-kryetarit të saj Xhezair Zaganjori nga procesi i vetting-ut. Aktualisht, Gjykata e Lartë ka vetëm 1 anëtar nga 19 që duhet të ketë, ndërsa mbi 30 mijë dosje presin gjykimin. 

  • LAJMI I FUNDIT | Detaje të reja nga udhëtimi i gazetarit të A2, Jul Kasapi në kampin e ISIS
  • LAJMI I FUNDIT | Dëshmitë e shqiptarëve të bllokuar në kampin e Al Hawl në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Pamje të papublikuara më parë brenda kampit famëkeq të ISIS
  • LAJMI I FUNDIT | Historitë e dhimbshme të shqiptarëve që duan të kthehen në Atdhe
  • LAJMI I FUNDIT | Pas disa orësh ecje në kamp grupi i xhirimit gjeti grupin e shqiptarëve
  • LAJMI I FUNDIT | Ermir Gjinishi: Brenda kampit mund të ketë dhe ish luftëtarë të ISIS