Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Madonna ndalon telefonat celularë në koncertet e saj

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 13:47 | Showbiz
Madonna ndalon telefonat celularë në koncertet e saj

Nëse planifikoni ta shihni “Mbretëreshën e pop-it”, Madonna, në ndonjë koncert, duhet të lini celularët në shtëpi. “Vajza materialiste” ka kërkuar qe pajisjet inteligjente të ndalohen plotësisht gjatë koncerteve të turneut Madamme X.

Pjesëmarrësit do të udhëzohen të dorëzojnë celularët dhe aksesorët e tjerë teknologjikë para koncerteve, duke i tërhequr në përfundim të shfaqjes. Cilido që do të shkelë rregullin do të nxirret jashtë.

Biletat për turneun Madamme X në shitje të premten. Përveç Amerikës së Veriut, Madamme X e sjell Madonna-n edhe në 3 qytete europiane si Lisbona, Parisi dhe Londra. Biletat dalin në shitje të premten.

A2 CNN Livestream

Dita jonë