Meta sqaron “zhdekretimin” e 30 qershorit: Nuk ka shkelje Kushtetuese

Presidenti Meta akuzoi Qeverinë se ka krijuar një shtet paralel, të propagandës, siç e quajti ai, ndërsa vetë ishte pjesë e shtetit të së drejtës. Ai sqaroi edhe vendimin për të nxjerrë një dekret që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, duke bërë paralelizëm me vendimet e Qeverisë dhe ligjet e miratuar në Parlament.

“Unë si President kam të drejtë të nxjerr një dekret, për të shfuqizuar një dekret të mëparshëm. Kuvendi ka të drejtë të nxjerrë një ligj, për të shfuqizuar një ligj të mëparshëm. Qeveria ka të drejtë të nxjerrë një vendim, për të shfuqizuar një vendim të mëparshëm. Kjo është një e drejtë kushtetuese”, tha Meta.

Ai shprehu besimin se ky arsyetim përputhet me parimet e Komisionit të Venecias. “Ai nuk është një Komision që bazohet në propagandë, por një komision që shërben, ose të paktën i ka shërbyer deri tani, sundimit të së drejtës dhe ligjit. Ky është një dekret që nuk kundërshtohet dot nga Kuvendi, sepse Kushtetua këtë kompetencë ia jep vetëm Kuvendit”, shtoi Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2