Në 11 tetor vendimi i “Venecias”, Meta: Më i rëndësishëm 18 tetori

“Nuk i meritonim pushimet kaq të gjata ne politikanët”. Presidenti Meta e nisi me doza humori konferencën për mediat, thirrur pas vizitës së një delegacioni të Komisioni të Venecias në Tiranë, i cili do të japë mendim nëse Presidenti ka shkelur, apo jo Kushtetutën, duke zhdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

“Është një sfidë që e mirëpres, kam shprehur gatishmërinë për të qenë prezent edhe më 11 tetor për çdo pyetje edhe nga anëtarët e Komisionit të Venecias”, u shpreh Meta. “11 tetori nuk është datë e rëndësishme për Shqipërinë, por përpjekja për ta shndërruar në fokus propagande bëhet për të tërhequr vëmendjen nga një tjetër datë më e rëndësishme, që është 18 tetori (kur do të merret vendimi për çeljen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë)”.

Meta falënderoi Kuvendin për “respektin dhe besimin e madh që gëzon ndaj Komisionit të Venecias”, ndërsa shtoi se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me të do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent. “Kam përgjegjësinë e veçantë që të jap kontributin tim në këtë kazus mjaft të rëndësishëm në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës, në mënyrë të veçantë të së drejtës për të zgjedhur”, u shpreh Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2