Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Në Alpe nisin skitë, dëbora mbuloi malet më herët këtë vit

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 12:01 | Lifestyle

Fundjava e kaluar solli reshjet e para të dëborës këtë vit në Alpe, duke bërë që sezoni i skive të nisë me herët këtë vit në Austri

Stubaier Gletscher do të hapet një javë më parë se vitin e kaluar për shkak të reshjeve të dëborës në shtator.

“Në Alpe ka dëborë. Është më herët nga sa kemi parë vitet e fundit”, ka thënë një pronar i një resorti skish.

“Pamja ishte fantastike pas dëborës së parë dhe të gjithë u ngjitën në mal për ta parë atë, për të bërë foto e për t’i postuar më pas në rrjetet sociale. Jemi të lumtur për reshjet e borës në vjeshtë, sepse, zakonisht, pas kësaj, moti ndryshon dhe kemi kushte të mira: me diell, ngrohtë gjatë ditës, qiell të kthjellët dhe një pamje fantastike”, është shprehur ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli