Nga kamerat për qentë, te avionët 2 miliardë paundësh, në panairin e armatimeve në Londër

Në panairin e armëve në Londër mund të gjesh gjithçka, nga kamerat për t’u montuar mbi qen e deri te avionët luftarakë Tempest që kushtojnë 2 miliardë paund dhe që mund të godasin objektivin deri në 300 kilometra largësi.

Panairi, i mbështetur nga Ministria britanike e Mbrojtjes, ka lejuar kompani nga e gjithë bota, nga Shtetet e Bashkuara deri në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç të apasionuarve pas armëve dhe teknologjisë luftarake. Megjithatë, ndryshe nga vitet e tjera, janë organizuar protesta kundër armëve, ndërsa kreu i Bashkisë Londër, Sadiq Khan, u ka thënë organizatorëve që të largohen nga Londra në vitet e ardhshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2