Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD: Rama e Veliaj, propagandë bosh për libra falas

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 11:20 | Politikë

Partia Demokratike ka denoncuar çmimet e larta te librave shkollorë. Ish-deputetja Oriola Pampuri ka akuzuar gjithashtu Kryeministrin Rama dhe Kryebashkiakun Veliaj se po bëjnë propagandë me librat falas, pasi në fakt prindërit po detyrohen t’i blejnë ato.

“Çmimet e librave janë jashtëzakonisht të shtrenjta, çmime që variojnë nga 8 mijë lekë të reja deri në 12 mijë lekë të reja për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm. Prindërit duhet të përballen dhe me vështirësi të tjera duke humbur ditën e punës e për të mbajtur radhët e gjatë e për të blerë librat e fëmijëve të tyre”, tha Pampuri.

“Ndërkohë nga ana tjetër, dy showman-ët Rama-Veliaj dalin dhe trumbetojnë për librat dhe fillimin e shkollës, realiteti është tjetër. Realiteti është: libra të shtrenjtë, pamundësi për ti blerë nga një prind që është I papunë, një familje që është me ndihmë ekonomike, një fëmijë që është nën kujdestarinë e dy gjyshërve pensionistë me pensione qesharake, nuk ka mundësi të blejë këto libra me çmime jashtëzakonisht të larta. Nga ana tjetër Edi Rama dhe Erion Veliaj shfrytëzojnë paratë që duhet të shkonin për librat falas për fëmijët, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesëm i shfrytëzojnë për koncesione”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani