Plasi skandali për adoleshentin që pi cigare në stadium, por gabohen të tërë

Sapo kishte mbaruar ndeshja midis Bursasporit dhe gjigantëve të Fenerbahçes në Turqi, por telespektatorët nuk pyesnin më për rezultatin por shkruanin të indinjuar për pamjet që transmetoheshin live në televizor.

Dy fëmijë të ulur në tribunë, ku njëri prej tyre po pinte cigare, tërësisht i pa shqetësuar nga personat rreth tij.

Por atëherë kur po fillonin protestat në rrjetet sociale ndaj organizatorëve të eventit sportiv, një fotografi e marrë nga një perspektivë tjetër qetësoi ujërat.  

Nuk bëhej fjalë për një minoren rebel, por thjesht për një 36-vjeçar me konturet prej adoleshenti, që kishte të drejtën e tij të tymoste, edhe pse disa mund të thonë që ishte një akt që mund të kishte shmangur gjithsesi, duke qenë tepër afër fëmijës së vërtetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2