Presidenti çek, Zeman: Nuk më pëlqen Kosova

Presidenti çek, Milos Zeman u regjistrua ndërsa bënte një deklaratë të fortë dhe të pavend për një kryetar shteti gjatë vizitës së tij në Beograd.

Ndërsa po takohej me presidentin Aleksandër Vuçiç, pas mbërritjes në aeroport, Kreu i shtetit çek është regjistruar nga kamerat që filmonin takimin t’i thotë homologut të tij se i pëlqen shumë Serbia dhe populli serb dhe se nuk i pëlqen Kosova. Presidenti Vuçiç ka hezituar të përgjigjej menjëherë dhe më pas i tha “faleminderit shumë”.

Presidenti çek, Zeman po zhvillon një vizitë dyditore në Serbi për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2