Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për Mark Babanin

Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimin e Mark Babanit në bazë të ligjit për dekriminalizimin.

Drejtoria e dekriminalizimit pritet të njoftojë kryebashkiakun për të ofruar shenjat e gishtërinjve, por edhe të nisë hetim mbi të shkuarën e tij dhe dokumentet e identifikimit që ka përdorur gjatë kohës që PD pretendon se ka qenë i arrestuar në Itali dhe më pas i dënuar në Maqedoni.

Ky është rasti i tretë që pas denoncimeve të demokratëve, Prokuroria iu drejtohet autoriteteve të huaja për t’u informuar mbi aktivitetin jashtë vendit të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga vota e 30 qershorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2