Rrëfehet Rey Manaj. Ëndrra me kombëtaren, La Liga dhe rikthimi te Interi

Titullar kundër Islandës dhe protagonist në fushë me një asist, duele pa fund dhe sakrificë.

Rey Manaj zbulon ëndrrën me kombëtaren, objektivat me klubin e Albacete në ligën e dytë spanjolle dhe komenton zërat për rikthimin e mundshëm te gjigantët e Serisë A italiane, Interi.

“Mendoj që jam gati për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për kombëtaren. Objektivi ynë është që të kualifikohemi për herë të dytë në Evropian”, thotë Manaj.

Në lidhje me objektivin e tij me Albacete, sulmuesi shqiptar u shpreh se ky objektiv është rikthimi në La Liga.

Përsa i përket zërave për një kthim të Manajt te Interi, 22-vjeçari tha: “Unë mendoj vetëm për fushën, nuk më intereson se çfarë thonë mediat”.

Shkarkoni aplikacionin e A2