Tiranë, aksident të Sheshi Shqiponja, përmbyset automjeti

Një mjet me targa të huaja është aksidentuar rreth orës 22.00 në rrethrrotullimin e njohur si Sheshi Shqiponja, në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, mjeti i drejtuar nga një 34-vjeçar banues në Shkodër është përmbysur.

Forcat e policisë kanë rrethuar automjetin, dhe në vend ka mbërritur me urgjencë ambulanca, por drejtuesi i mjetit, shtetasi E.D. duket jashtë rrezikut për jetën edhe pse po kurohet në spital.

Shkarkoni aplikacionin e A2