Truku i ri për të pasur buzë më të trasha

Në rrjetet sociale, kohët e fundit, vajzat po përdorin një truk që bën të duken me buzë më të trasha.

Disa përdorues të TikTok kanë postuar klipe ku tregojnë se si përdorin ngjitës qerpikësh në pjesën e sipërme të buzës, duke krijuar një efekt të tipit Kylie Jenner.

Por, ka pasur edhe kritika për këtë truk, me shumë njerëz që thonë se kjo gjë nuk është fare praktike.

“Kjo është shumë e trishtueshme. Vajzat po fillojnë të ngjisin lëkurën për t’iu dukur buza e sipërme më e trashë. Imagjino të të shqitet buza duke folur në rrugë”, shkruan një përdorues i TikTok.

Shkarkoni aplikacionin e A2