Udhëtuan në Spanjë për të parë “El Classico”-n, kërkohen 3 vite burg për ish-gjyqtarët

AFP_NS7RQ

Prokuroria për Krimet e Rënda jep pretencën në gjyqin ndaj tre ish-Gjyqtarëve të Apelit Durrës, të akuzuar për “korrupsion”. Sipas Prokurorisë ata udhëtuan drejt Spanjës për të ndjekur “El Classicon” Real Madrid-Barcelona, udhëtim i sponsorizuar nga një person të cilin e kishin palë në një gjykim.

Prokuroria ka kërkuar 3 vjet e 6 muaj burg për Kliton Spahiun, si dhe nga 3 vjet për Petraq Dhimitrin dhe Petrit Çenon. Për të tre, ulet një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjithashtu, për të tre ish-gjyqtarët si dënim plotësues është kërkuar që për 3 vite të mos ushtrojnë funksione publike.

Ndërkohë, për biznesmenin Namik Sadiku, i cili akuzohet se ka bërë të mundur udhëtimin e gjyqtarëve, Prokuroria ka kërkuar 2 vite burg.

Shkarkoni aplikacionin e A2