Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vizat për studentët e huaj, Britania ndryshon rregullat. Dy vite për të gjetur punë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 16:19 | Bota
Vizat për studentët e huaj, Britania ndryshon rregullat. Dy vite

Qeveria e Britanisë së Madhe sjell lehtësira dhe benefite për studentët e huaj. Ata do të lejohen të qëndrojnë në vend për 2 vite pas diplomimit, kohë e cila do t’u garantohet për të gjetur një punë.

Masat e reja për vizat janë njoftuar nga Ministria e Brendshme dhe rrezojnë vendimin e marrë në 2012 nga Sekretarja e atëhershme, Theresa May, që detyronte studentët e huaj të largoheshin nga Britania brenda 4 muajve pas përfundimit të studimeve nëse nuk kishin gjetur një vend pune.

Kryeministri Boris Johnson thotë se ky ndryshim do të bëjë që studentët të zhbllokojnë potencialin e tyre dhe të nisin një karrierë në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, grupimi i aktivistëve “MigrationWatch” e cilësoi vendimin si një hap prapa. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga viti i ardhshëm dhe më pas. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 450 mijë shtetas të huaj studiojnë aktualisht në Britaninë e Madhe, mes të cilëve dhe shqiptarë.

Ministria e Brendshme nuk ka vendosur kufizime për llojin e punës apo për pagën që studentët duhet të kenë për të përfituar qëndrimin në vend. Studentët e huaj janë shprehur shumë të kënaqur me vendimin e qeverisë së Londrës, i cili është mbështetur edhe nga politikanë të tjerë të partive në pushtet dhe të opozitës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë