Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksidenti i mjetit të blinduar te “Shqiponja”, zbardhet dëshmia e shoferit

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 12:25 | Kronikë

Zbardhet dëshmia e shoferit që u aksidentua mbrëmë tek rrethrrotulli i sheshit “Shqiponja”.

34-vjeçari Eldin Dergjini është shprehur para grupit hetimor që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është goditur nga një makinë nga pas dhe për pasojë u përplas me bordurën e rrugës nga ku ka humbur kontrollin e automjetit.

Më pas, Dergjini ka deklaruar se është larguar në këmbë dhe ka marrë taksi për të shkuar në një spital privat për t’u mjekuar. 34-vjeçari nga Shkodra pretendon që e ka sjellë makinën nga jashtë dhe priste ta pajiste me dokumenta.

Dergjini është person me precedent penal, i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për lëndë narkotike. Automjeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku i është nënshtruar kontrolleve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë