“Arena Kombëtare” thuajse gati, caktohen ndeshjet e para të Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në shtëpinë e re në muajin nëntor. Dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020, më 14 nëntor ndaj Andorrës dhe në datën 17 përballë Francës do të zhvillohen në Arenën Kombëtare. Punimet kanë hyrë në fazën finale dhe tashmë në impiantin më të madh dhe më modern në vend ka nisur shtrimi i tapetit.

Stadiumi ka ende edhe disa pjesë për të përfunduar, nga kompletimi i tribunave me stola e deri te mobilimi i brendshëm. Këto janë elementët e fundit, për të kompletuar Arenën Kombëtare, e cila pret të certifikohet nga inspektorët e UEFA-s deri në 10-ditëshin e parë të nëntorit, për të pritur më pas ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2