Djegia e kabinës le pa energji një zonë në Fushë Krujë

Një kabinë elektrike ka marrë flakë mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Krujë duke lënë pa energji dhjetëra banesa që ndodheshin pranë saj. Kabina e djegur operonte me pajisjes të vjetra dhe ishte ndërtuar që në kohën e elektrifikimit.

OSHEE stakoi të fiderin që kalonte në zonë për motive sigurie dhe për të bërë të mundur shuarjen e flakëve nga zjarrfikësit.

Ndërkohë ka nisur puna nga ana e specialistëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për zëvendësimin e kabinës së dëmtuar dhe rikthimin në normalitet të furnizimit me energji.

Shkarkoni aplikacionin e A2