Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Djegia e Kuvendit”, deputetët kërkojnë seancë dëgjimore me kreun e SHISH

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 17:36 | Politikë

Deklaratat e Ilir Metës se shërbimet inteligjente e kishin njoftuar për rrezikun e djegies së Kuvendit në 8 qershor, kanë vënë në lëvizje strukturat e tjera parlamentare. Deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkojnë tashmë sqarime nga SHISH.

Për këtë arsye Helidon Bendo, me kërkesë të disa prej tyre, do të duhet të raportojë në këtë komision mbi vërtetësinë e pretendimeve të Metës. Nëse ka qenë ai burimi i këtij informacioni dhe nëse ia ka vënë në dispozicion institucioneve të tjera.

Kërkesa, e firmosur nga disa deputetë, si Sadi Vorpsi, Xhemal Qefalia, Eljo Hysko dhe Myslym Murrizi, kërkohet të zhvillojë një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë.

https://a2news.com/2019/09/09/meta-kisha-informacione-me-8-qershor-do-te-digjej-kuvendi/
https://a2news.com/2019/09/12/ne-8-qershor-do-te-digjej-parlamenti-presidenca-kerkon-qe-raporti-ti-shkoje-edhe-kuvendit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani