Fitore për Trump, Gjykata e Lartë mbështet kufizimet për azilin

Gjykata e lartë amerikane i jep dritën jeshile planeve të administratës “Trump”, që kufizojnë në mënyre drastike të drejtën e azilit.

Sipas urdhrit, personat që vijnë nga një vend i tretë duhet të kërkojnë azil atje para se të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara. Sfida të shumta ligjore po ndërmerren kundër masës, por vendimi i gjykatës nën kupton se për momentin ajo mund të zbatohet në të gjithë vendin. Plani prek dhjetëra mijëra emigrant nga Amerika Qendrore, të cilët shpesh udhëtojnë në këmbë drejt veriut, përmes Meksikës. Përmes një postimi në “Twitter”, presidenti amerikan e cilësoi vendimin si një fitore për sigurinë kufitare. Për fitore flasin edhe ekspertët, edhe pse momentale.

“Momentalisht kjo është një fitore për administratën “Trump”, pasi lejon qëndrimin në fuqi e të urdhrit të Trump, por vendimi në vetvete nuk ka dhe aq merita”, tha Raul A. Reyes, avokat.

Administrata Trump prezantoi politikën e re të azilit në muajin korrik, por ai u bllokua menjëherë nga një gjykatë e shkallës së parë në San Francisko. Kritikët e shohin me shqetësim vendimin e gjykatës së lartë.

“Meksika është një vend i rrezikshëm për azilkërkuesit, me trafikantë të qenieve njerëzore apo grupe kriminale”, tha Richard Blumenthal, senator demokrat. Komisioni juridik i dhomës së përfaqësuesve, i drejtuar nga Jerry Nadler dhe Zoe Rhymes paralajmëroi në një deklaratë se masa do të çonte ne humbje të jetëve njerëzore.

Shkarkoni aplikacionin e A2