Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Harrojeni Gjermaninë, qyteza e mahnitshme italiane ofron 25 000 euro për të jetuar atje

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 17:51 | Lifestyle

Një rajon i mrekullueshëm italian i ofron banorëve të rinj 25 000 euro për të jetuar në një nga fshatrat e tij të braktisur, pasi rinia është larguar nga aty.

Bëhet fjalë për Molizen, që ndodhet mes maleve Apenine dhe bregdetit të Adriatikut. Edhe pse me bukuri të shumta natyrore, popullsia e Molizes ka rënë me 9000 persona që nga viti 2014 dhe asnjë fëmijë nuk është lindur vitin e kaluar në 9 fshatrat e rajonit.

Kryebashkiaku Donato Toma njoftoi se çdo fshat me më pak se 2000 banorë do të ofrojë 700 euro në muaj për 3 vite për ata që do të hapin një biznes.

“Mund të hapin aktivitete të ndryshme. Furrë buke, dyqan, restorant… Është një mënyrë për t’i dhënë jetë fshatrave tona duke rritur popullsinë”, tha Toma për “The Guardian”.

Gjithashtu, secilit fshat do t’i jepet 10 000 euro në muaj për të përmirësuar infrastrukturën dhe aktivitetet kulturore.

Molize nuk është i pari rajon italian që përpiqet që të rrisë popullsinë në këtë mënyrë. Në vitin 2017, fshati Bormida ofroi 2 000 euro për ata që do të shkonin të jetonin atje. Ndërsa në fillim të këtij viti, Musomeli i Siçilisë nxori në shitje për 2 euro shtëpitë e braktisura, me kusht që blerësi t’i rinovonte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë