Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Jeta e dhunshme e tifozëve ultras

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 13:35 | Futboll

Bota e dhunshme dhe stili i jetesës i huliganëve të futbollit është përmbledhur së fundmi në një libër. “Ultras: A Way of Life” – “Ultras: Mënyrë jetese”, përpiqet të sjellë prapavijën kulturore të skenave të dhunës që shihen nëpër stadiumet e futbollit kudo në botë.

Edhe pse pjesa dërrmuese e tifozëve janë thjesht mbështetës së skuadrës së tyre të zemrës, një grup i vogël e çon këtë stil jetese në një nivel tjetër, tribal, e ndonjëherë edhe kriminal. Kjo ka bërë që shpesh të shohim incidente të shëmtuara mes grupimeve kundërshtare.

Në libër autori Patrick Potter përpiqet të tregojë forcat shoqërore dhe psikologjike që shtyjnë njerëz të tillë të flijojnë gjithçka për skuadrën e zemrës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani