Koncensionet e kthyera nga Presidenti, Hajdari: Kanë probleme të hapura me ligjin

Deputetja demokrate Rudina Hajdari i ka konsideruar si të paligjshme dhe në shkelje të shtetit të së drejtës dy ligjet për koncensionet e akseve rrugore Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, të cilat u kthyen për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti i Republikës. Sipas Hajdarit këto kontrata koncesionare janë bërë në mënyrë të përshpejtuar dhe janë pranuar me oferta të pa kërkuara.

“Ligje janë kthyer në Kuvend me anë të dekreteve të presidentit, për shkak se ato kanë probleme të hapura me ligjin, si nga mënyra se si janë propozuar, hartuar dhe miratuar në parlament. Pr.ligjet për Milot-Balldren, Orikum–Dukat janë futur në seancën e fundit në mënyrë të përshpejtuar. Këto kontrata koncensionare janë pranuar me oferta të pa kërkuara, pra pa asnjë konkurrent. Por dhe procesi i propozimit dhe hartimit të këtyre ligjeve janë në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës”, tha në Kuvend, Rudina Hajdari.

Më tej, deputetja demokrate dhe se ashtu si ligji “Fusha” për shembjen e Teatrit këto janë dy kontrata që qeveria Rama kërkon të mbyllë paligjshmërinë përmes votës së deputetëve në Kuvend.  

Shkarkoni aplikacionin e A2