Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kryeministri Rama në Çeki: Morëm mbështetje totale për hapjen e negociatave

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 14:21 | Politikë

Kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale disa foto nga takimet e zhvilluar në Çeki në kuadër të takimit të Vishegradit, ku marrin pjesë dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë njofton se mori mbështetjen e liderëve të Vishegradit për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Edi Rama shkruan se në këtë samit u diskutua dhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.

Postimi i Kryeministrit Rama në Facebook:

“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor - Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani