Kur ta parkojnë kamionin në çati të shtëpisë!

Një video e veçantë vjen nga Ontario në Kanada e cila ka kapur momentet e aksidentit të një kamioni.

Mjeti i tonazhit të rëndë doli nga rruga dhe ra në një kanal dhe në momentin e përplasjes një pjesë e karrocerisë së tij u ngrit në ajër dhe ngeci në çatinë e një shtëpie që ndodhej në anë të rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati asnjë të lënduar, por punonjësve të emergjencës iu desh një operacion i gjatë dhe i vështirë për të zbritur kamionin nga çatia.

Shkarkoni aplikacionin e A2