Legjenda e Machester United, pasim magjik në moshën 44-vjeçare

Tifozët e Manchester United nuk pushonin së lavdëruari legjendën e klubit Paul Scholes, i cili dhuroi një pasim magjik në një ndeshje të zhilluar të mërkurën në mbrëmje në “Etihad” për lamtumirën nga futbolli të Vincent Kompany.

Edhe pse në moshën 44-vjeçare ish-mesfushori tregoi se nuk e harron “zakonin e vjetër”. Në pjesën e dytë ai dhuroi një pasim të jashtëzakonshëm për ish-shokun e tij te Manchester, holandezin Van Persi. Një veprim i klasit të lartë, të cilin do ta kishin zili edhe lojtarët më në formë aktiv të ditëve të sotme.

Shkarkoni aplikacionin e A2