Mahnit Muriqi, dy klube të mëdha në ndjekje të tij

Ndeshja e Kosovës kundër Anglisë në stadiumin “St. Mary” ishte një ndër më të bukurat e këtyre kualifikueseve të Euro 2020, edhe pse mbylli serinë prej 15 fitoresh të përfaqësueses kosovare. Por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte Vedat Muriqi, lojtari i momentit të Kosova, i cili i shënoi edhe Anglisë.

Sipas gazetës turke “Fanatik” në stadium atë mbrëmje kanë qenë zbuluesit e Tottenham, të cilët kanë mbetur të mahnitur me lojtarin dhe do të vazhdojnë ta ndjekin në javët në vijim, ndoshta për të bërë një ofertë që në janar. Me largimin e Llorente dhe Jansson në verë, Tottenham ka mbetur tepër i varur nga Harry Kane dhe kërkon një tjetër qendërsulmues që mund të ndihmojë skuadrën kur të jetë nevoja, sidomos nëse kualifikohet nga faza e grupeve e Champions League.

“Fanatik” gjithashtu shkruan se Muriqi i ka pëlqyer së tepërmi edhe trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, dhe përfaqësues të klubit do të jenë këtë fundjavë në Turqi për ta ndjekur.

Pasi luajti në kampionatin shqiptar për disa vite me Teutën dhe Besën, Muriqi u transferua fillimisht në kategorinë e dytë turke në vitin 2015, ndërsa gjatë verës bëri hapin e madh duke firmosur me Fenerbahçen deri në vitin 2023. Deri tani, në Superligën turke ka shënuar 12 gola në 13 takime.

Shkarkoni aplikacionin e A2