Messi: Qëndroj te Barça, fitojmë edhe pa Neymar

Ditët e fundit, zbulimi i një klauzole në kontratën e Messit bëri shumë bujë. Ai mund të largohet nga Barça çdo 30 qershor pa pasur nevojë të marrë aprovimin e klubit.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sport”, Messi ka dashur të sigurojë tifozët e Barcelonës se do të qëndrojë në klubin ku ka fituar gjithçka dhe dëshiron të fitojë ende.

Ai ka folur edhe për negociatat e dështuara për të risjellë në “Camp Nou” Neymar-in, duke thënë se Barcelona do të vijojë të fitojë edhe pa atë.

“Do ta kisha dashur një kthim të Neymar. Sinqerisht, nuk e di nëse Barçka ka bërë gjithçka të mundshme për kthimin e tij, por është e vërtetë se negocimi me PSG nuk është i lehtë. Në nivelin sportiv, Neymar është një nga më të mirët në botë. Nëse ai do të ishte ritkyer te Barça, klubi do të kishte bërë një hap para. Unë nuk jam i zhgënjyer. Ne kemi një skuadër spektakolare, e cila mund të fitojë gjithçka edhe pa Neymar”, është shprehur Messi.

Shkarkoni aplikacionin e A2