“Në 8 qershor do të digjej Parlamenti”, Presidenca kërkon që raporti t’i shkojë edhe Kuvendit

Në mbledhjen e së hënës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta u shpreh se një ndër shkaqet kryesore të zhdekretimit të 30 qershorit ishte edhe një informacion i marrë se në protestën e 8 qershorit të opozitës do të digjej Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti u shpreh i gatshëm në Komision që t’ia vinte në dispozicion raportin edhe deputetëve që kishin certifikatën e sigurisë, duke qenë se vlerësohej si sekret shtetëror.

Ditën e enjte, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka bërë të ditur se një ditë më parë, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozicion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.

“Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme. Po kështu, ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon”, ka sqaruar Tediu Blushi.

  • LAJMI I FUNDIT | Detaje të reja nga udhëtimi i gazetarit të A2, Jul Kasapi në kampin e ISIS
  • LAJMI I FUNDIT | Dëshmitë e shqiptarëve të bllokuar në kampin e Al Hawl në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Pamje të papublikuara më parë brenda kampit famëkeq të ISIS
  • LAJMI I FUNDIT | Historitë e dhimbshme të shqiptarëve që duan të kthehen në Atdhe
  • LAJMI I FUNDIT | Pas disa orësh ecje në kamp grupi i xhirimit gjeti grupin e shqiptarëve
  • LAJMI I FUNDIT | Ermir Gjinishi: Brenda kampit mund të ketë dhe ish luftëtarë të ISIS