Ninulla e tifozëve kroatë pushton rrjetin!

Kur kujtojmë tifozët e futbollit na vijnë në mendje koret e fuqishme të tyre nga shkallët e stadium në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Por një video e tifozëve kroatë, e filmuar gjatë udhëtimit të tyre në Slloveni në mbështetje të kombëtares, është bërë virale në internet.

Të veshur me uniformën e kombëtares së tyre e me shishe birre në dorë, ata janë shndërruar pasi kanë parë një fëmijë të vogël së bashku me nënën e saj. Ata kanë nisur t’i këndojnë të gjithë së bashku një ninullë kroate vajzës së vogël, ndërsa ajo i sheh e hutuar.

Menjëherë pas shpërndarjes në internet, video është bërë virale duke u shikuar me mijëra herë.

Shkarkoni aplikacionin e A2